Luis Enrique i lumtur në Paris, flet pas rinovimit: Kam besimin e klubit dhe të presidentit, qyteti vend special

Luis Enrique i lumtur në Paris, flet pas rinovimit: Kam besimin e klubit dhe të presidentit, qyteti vend special

Luis Enrique do të vazhdojë të jetë në krye të Paris Saint-Germain deri në vitin 2030, duke konfirmuar vazhdimësinë e projektit të tij te gjiganti francez. Trajneri spanjoll ka shprehur kënaqësinë për marrëdhënien e krijuar me klubin parisien, duke theksuar besimin që gëzon nga drejtuesit dhe lidhjen e veçantë me tifozët. “Parisi është ndryshe, Parisi është special. Kam besimin e klubit, të presidentit dhe të drejtorit sportiv Kampos. Në Paris është krijuar një lidhje e vërtetë me klubin dhe tifozët. Jam i huaj, por shpresoj të mbetem i lidhur me këtë qytet për pjesën tjetër të jetës sime”, tha Enrique.