Luis Enrique: Fitorja e fundit na riktheu qetësinë, të përgatitemi më mirë për rinisjen e sezonit
23 Shtator 2026 10:00 Telesport Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka rigjetur qetësinë dhe buzëqeshjen pas fitores 2-1 ndaj Marsejë, një sukses që sjell më shumë entuziazëm në këtë pushim 3-javor. Kjo fitore i ngjiti kampionët në fuqi në vendin e gjashtë të Ligue 1. Spanjolli pranoi se “Le Classique” është gjithmonë një ndeshje rraskapitëse fizikisht dhe mendërisht, duke hedhur poshtë pretendimet se takimi do të ishte i lehtë. Ai theksoi vendosmërinë e skuadrës së tij për të reaguar pas pushimit, duke ofruar një paraqitje shumë më të mprehtë dhe dominuese në pjesën e dytë. “Le Classique është lodhëse, por jam shumë i lumtur. Disa njerëz mendonin se kjo do të ishte e lehtë, por unë jo. E pamë sërish se sa e vështirë...
Burimi:
telesport.al