Luigi Galvani, shkencëtari që zbuloi “elektricitetin e kafshëve”

Luigi Galvani, shkencëtari që zbuloi “elektricitetin e kafshëve”

9 September, 2026 - 22:58 Më 9 shtator 1737 lindi në Bolonjë Luigi Galvani, mjeku, fizikani dhe biologu italian që u bë i njohur për studimet e tij mbi elektricitetin në organizmat e gjallë. Galvani studioi mjekësi dhe filozofi në Universitetin e Bolonjës, ku më vonë edhe dha mësim për anatominë. Gjatë karrierës së tij, ai u interesua gjithnjë e më shumë për mënyrën se si elektriciteti ndikonte në trupin e njeriut dhe te kafshët. Në vitet 1780, gjatë eksperimenteve me bretkosat, Galvani vuri re se këmbët e bretkosave të ngordhura tkurrëshin kur prekeshin me përçues metalikë dhe ekspozoheshin ndaj një shkëndije elektrike. Ky zbulim u bë një pikënisje e rëndësishme për studimin e bioelektricitetit dhe ndikoi në zhvillimin e mëvonshëm të neuroshkencës dhe fiziologjisë. Punimet e tij ngjallën debat në komunitetin shkencor të kohës. Një prej shkencëtarëve që përsëriti eksperimentet e Galvanit ishte Alessandro Volta, i cili nuk ishte dakord me shpjegimin e tij për burimin e elektricitetit. Debati mes Galvanit dhe Voltës u bë një nga përplasjet më të njohura shkencore të kohës. Nga emri i Galvanit...