“Luftën e kemi me Ramën dhe qeverinë!”- Aktivisti Ilir Xhemalaj: Do fillojmë mosbindjen civile, kjo situatë nuk mban më!
Aktivisti Ilir Xhemalaj gjatë protestës së 93-të ka paralajmëruar një vjeshtë të fortë dhe përshkallëzim të tubimit, duke shkuar në mosbindje civile. “Vëllezër dhe motra, vapa iku me gushtin, tani fillon stina e reshjeve, stina e breshërit që do të bjerë mbi këtë qeveri. Sepse ne jemi të vendosur dhe rezistencën tonë do ta bëjmë në këtë shesh, do të vendosim barrikadat tona dhe me këto do ta fitojmë luftën. Kjo qeveri e korruptuar duhet të largohet sa më shpejt. Këtu ne do të fillojmë përshkallëzimin, do të fillojmë mosbindjen civile, sepse kjo situatë nuk mban më. Ndaj përgatituni për një vjeshtë shumë të fortë, sepse ne këtu do të jemi. Do të përballemi akoma më fort. Duhet të gjithë së bashku të mobilizohemi, të...
Burimi:
gijotina.com