Luftë me flakët në 4 qarqe, përmirësohet situata e zjarreve në vend, Mbrojtja: Nga 40 vatra, vetëm 9 aktive, s’ka rrezik për banorët

Luftë me flakët në 4 qarqe, përmirësohet situata e zjarreve në vend, Mbrojtja: Nga 40 vatra, vetëm 9 aktive, s’ka rrezik për banorët

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar gjithsej 40 vatra zjarri, prej të cilave 6 mbeten aktive, 9 janë nën mbikëqyrje dhe 25 janë shuar plotësisht. Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 492 forca operacionale vendore dhe lokale dhe 36 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 133 efektivë, 1 helikopter, 2 automjete zjarrfikëse, 13 mjete, 1 dron dhe 1 autoambulancë. Në Qarkun Tiranë, zjarri në Malin e Dajtit vijon aktiv, pa rrezik për zonat e banuara. Gjatë ditës së djeshme në operacion u angazhuan strukturat vendore, ADZM dhe Forcat e Armatosura. Gjatë ditës së sotme, FA do të angazhojë 30 efektivë në Dajt, në mbështetje të operacioneve në terren. Vatra në Malin me Gropa është izoluar...