Luftë hibride? Ndërpriten befasisht shërbimet e “Microsoft”! Kaos global, mijëra kompani dhe institucione në vështirësi
Një ndërprerje e gjerë e shërbimeve të Microsoft, përfshirë Outlook, Teams dhe Copilot, ka shkaktuar probleme në sistemet elektronike të kompanive dhe institucioneve në mbarë botën. Problemet nisën të enjten dhe u raportuan në më shumë se 70 vende, duke vijuar edhe gjatë orëve të punës në rajonin Azi-Paqësor. Në kulmin e ndërprerjes, platforma Downdetector regjistroi mbi 130 mijë raportime për probleme me Outlook vetëm në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, sipas të dhënave të kompanisë, shërbimet Microsoft 365 përdoren nga më shumë se 430 milionë njerëz në mbarë botën. Pasojat u ndjenë edhe në institucione të rëndësishme shtetërore. Në Japoni, qeveria konfirmoi probleme në platformën e përbashkët të sistemeve të teknologjisë së informacionit, ndërsa në Australi u prekën agjencia e inteligjencës dhe Policia Federale. Autoritetet...
Burimi:
javanews.al