Lufta tregtare me SHBA-të, kryeministri kanadez Carney me sytë te investitorët për të shpëtuar ekonominë, kërkon 1 trilion dollarë investime
Kryeministri kanadez Mark Carney po përpiqet të tërheqë deri në 1 trilion dollarë kanadezë investime gjatë pesë viteve të ardhshme, ndërsa Kanadaja përballet me pasojat e luftës tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe kërkon të diversifikojë ekonominë e saj. Dhjetëra investitorë të mëdhenj ndërkombëtarë janë mbledhur këtë javë në Toronto për një samit dyditor, ku qeveria kanadeze do të prezantojë më shumë se 160 projekte investimi në sektorë strategjikë, përfshirë minierat, energjinë, transportin, infrastrukturën dhe teknologjinë. Në samit marrin pjesë drejtues të disa prej institucioneve më të mëdha të investimeve në botë, mes tyre Larry Fink, drejtori ekzekutiv i BlackRock, Jon Gray, president i Blackstone, si dhe drejtues të fondit sovran të Singaporit Temasek dhe fondit holandez të pensioneve APG Groep. Sipas një burimi qeveritar,...
Burimi:
javanews.al