Lufta, territoret dhe siguria, Finlanda bën apel: Ukraina, Rusia dhe SHBA të zhvillojnë bisedime direkte!

Lufta, territoret dhe siguria, Finlanda bën apel: Ukraina, Rusia dhe SHBA të zhvillojnë bisedime direkte!

Territoret e kontestuara dhe garancitë e sigurisë/ Finlanda: Ukraina, Rusia dhe SHBA të zhvillojnë bisedime direkte Presidenti finlandez Alexander Stubb ka kërkuar negociata të drejtpërdrejta mes Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për territoret e kontestuara dhe garancitë e sigurisë, ndërsa i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Shën Petersburg ditën e sotme, për të diskutuar propozimet për t’i dhënë fund luftës. Stubb përshkroi prioritetet e Evropës gjatë një fjalimi në Universitetin e Helsinkit, një ditë pasi mori pjesë në tetë orë diskutimesh në Oslo që përfshinin presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, kryeministrin norvegjez Jonas Gahr Støre, Witkoff dhe përfaqësues nga NATO dhe Bashkimi Evropian. Sipas Stubb, takimi i Oslos synonte të lehtësonte tensionet...