Lufta/ Shteti intensifikon shtypjen, qindra adoleshentë rusë përballen me aktakuza për terrorizëm!

Lufta/ Shteti intensifikon shtypjen, qindra adoleshentë rusë përballen me aktakuza për terrorizëm!

Vitalina Prening, një nxënëse 16-vjeçare ruse, përballet me aktakuzë për planifikimin e një sulmi terrorist, anëtarësim në një organizatë terroriste dhe kryerjen e trajnimeve terroriste, sipas mediave ruse. Prening, nga qyteti i Novosibirskut, u fut më 10 gusht në listën e njerëzve që Rusia i cilëson terroristë, ndonëse hollësitë e aktakuzës ndaj saj mbeten të paqarta. Në rrjetet sociale, personat që e njohin Preningun e kanë përshkruar atë si një vajzë të re të talentuar, e cila vizatonte, këndonte, merrej me vallëzim sportiv dhe merrte pjesë në aktivitete publike të sponsorizuara nga shteti. Prening nuk është e vetmja. Qindra adoleshentë rusë janë akuzuar për terrorizëm, sabotazh, ekstremizëm ose tradhti qëkurse Moska e nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022. Aktivistët për...