Lufta me Iranin i kushton SHBA-së mbi 47 miliardë dollarë, Pentagoni përgatitet për rikthimin e luftimeve
Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar mbi 47 miliardë dollarë për luftën me Iranin, më shumë se 25% mbi vlerësimin e mëparshëm të Departamentit të Luftës. Shifra bëhet e ditur nga të dhënat e Pentagonit, të siguruara nga agjencia Reuters. Sipas vlerësimit të fundit, mbi 29 miliardë dollarë nevojiten për zëvendësimin e municioneve të përdorura, ndërsa më shumë se 6 miliardë dollarë të tjerë për pajisjet ushtarake të humbura, përfshirë avionë dhe dronë. Në korrik, sekretari amerikan i luftës, Pete Hegseth, e kishte vlerësuar koston e konfliktit në 37,5 miliardë dollarë. Ndërkohë, dëmet në bazat ushtarake amerikane nga sulmet iraniane nuk rezultojnë të jenë përfshirë plotësisht në këtë përllogaritje. Konflikti, i nisur në shkurt nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, ka ndikuar edhe në rritjen e...
Burimi:
javanews.al