Lufta me flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!
Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar edhe situatën më të fundit të zjarreve në vend, duke raportuar 10 vatra të evidentuara në territor deri në orën 14:00 të 31 gushtit. Nga këto, 5 vijojnë të jenë aktive, 4 janë nën mbikëqyrje, ndërsa një vatër është shuar plotësisht. Situata më e ngarkuar paraqitet në qarkun Dibër, ku zjarret vijojnë në Vajkal, Lundre, Ballenjë dhe në aksin Bershi–Kurdari–Patinë. Në Lundër, për shkak të erës dhe sipërfaqes së madhe pyjore, janë angazhuar 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter i Forcës Ajrore. Sipas Ministrisë, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Vajkal po punojnë 20 forca të MZSH-së dhe 20 efektivë të...
Burimi:
javanews.al