Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, vlerësoi bashkëpunimin me partnerët italianë, duke theksuar se operacionet e përbashkëta janë rritur me mbi 52%. Ai nënvizoi se lufta kundër krimit të organizuar kërkon më shumë koordinim dhe përdorimin e teknologjive të reja. Gjatë një konference të përbashkët me partnerët italianë të Guardia di Finanza, ku u prezantuan rezultatet e operacioneve kundër kultivimit të lëndëve narkotike, Demo bëri të ditur se vëzhgimi nga ajri ka nisur që në muajin maj, duke e cilësuar bashkëpunimin me palën italiane si të shkëlqyer. “Ka një besim reciprok institucional për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar. Progres-raporti i fundit i Komisionit Europian evidenton bashkëpunimin. Operacionet e përbashkëta me partnerët janë rritur më shumë se 52 për qind”, u shpreh Demo. Ai...