Lufta hibride, Finlanda përfundon gardhin 200 kilometra në kufi me Rusinë

Lufta hibride, Finlanda përfundon gardhin 200 kilometra në kufi me Rusinë

Finlanda ka inauguruar sot një gardh me gjatësi rreth 200 kilometra, i ndërtuar në segmente përgjatë kufirit me Rusinë, në kuadër të masave për forcimin e sigurisë kufitare. Autoritetet finlandeze thonë se masa synon të parandalojë Moskën që të “instrumentalizojë” emigrantët për të destabilizuar vendin. Finlanda mbylli kufirin e saj prej rreth 1.340 kilometrash me Rusinë në dhjetor të vitit 2023, pasi më shumë se 1.300 emigrantë pa viza mbërritën në kufi. Që prej atëherë, situata ka qenë përgjithësisht e qetë, me vetëm disa raste të izoluara të kalimeve të paligjshme. “Sot situata është e qetë, por e tensionuar dhe, në të vërtetë, nuk e dimë se çfarë mund të sjellë e nesërmja”, deklaroi ministrja e Brendshme e Finlandës, Mari Rantanen, për Agjencinë Franceze të...