“Lufta diskreditoi konceptin ‘Amerika e para’”, Bimo: Zgjedhjet, referendum ndaj presidencës Trump

“Lufta diskreditoi konceptin ‘Amerika e para’”, Bimo: Zgjedhjet, referendum ndaj presidencës Trump

Ish-ambasadori Roland Bimo ka komentuar në Real Story zgjedhjet e mesmandatit në SHBA. Sipas Bimos, Trump e ktheu situatën në një referendum ndaj vetë presidencës së tij. Sipas tij, koncepti “Amerika e Para”, me të cilin Trump fitoi zgjedhjet, ka humbur kredibilitetin. Megjithatë, ai veçon luftën kundër emigracionit të paligjshëm, të cilën e konsideron një prej fushave ku administrata Trump mund të regjistrojë sukses. “Duket një strategji komunikimi e gabuar e presidentit. E ktheu në një referendum ndaj presidentit. Lufta me Iranin bëri që koncepti “Amerika e Para” të diskreditohej. Amerika ishte kthyer në një krah të armatosur që, kur kishte kriza, futej. Në rastin e Iranit, me ose pa të drejtë, në atë luftë i kanë futur izraelitët, pavarësisht se ka analistë që thonë...