Lubonja: Regjimi autoritar i Ramës po bashkon qytetarët në protesta

Lubonja: Regjimi autoritar i Ramës po bashkon qytetarët në protesta

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka komentuar protestat studentore kundër kryeministrit Edi Rama, si dhe zhvillimet politike në Serbi pas rënies politike të Aleksandar Vuçiçit. Sipas tij, protestat në të dy vendet kanë të përbashkët kundërshtimin ndaj qeverisjes autoritare, por ndryshojnë në aftësinë për të krijuar një organizim të përbashkët. I pyetur nëse Edi Rama mund të konsiderohet autokrati i fundit në Ballkan, Lubonja u shpreh se një përfundim i tillë është optimist, pasi demokracia dhe liria kërkojnë vigjilencë të vazhdueshme. “Kjo më tingëllon optimiste, pasi liria dhe demokracia janë motive për të cilat duhet të luftojmë çdo ditë. Nëse ne humbasim vigjilencën, mund të na lindin autokratë”, deklaroi Lubonja. Duke analizuar lëvizjet protestuese në Shqipëri dhe Serbi,...