No Image Available

Loti

Poezi nga Aleksander Pushkin Dje, për një kupëzë me verëMe një husar qëndrovaI heshtur dhe me shpirtin vrerNë rrugë larg vështrova. “Përse në rrugë – ai më thotë –Shikon e nuk bën zë?Ti s’ke përcjellur gjer më sotNdonjë njeri në të.” E ula kokën i nemiturMe duf i pëshpërita:“Husar, e shtrenjta më ka ikur”,Se thelli psherëtita. Në kupëzë një pikë lotPrej syrit seç më ra.“Për vajza qan ti, foshnje, kot?Mblidh veten” – trimi tha. “Husar, ti brengë s’pe në jetë,Nga unë pra mësoje:Mjafton një pikë lot, medet,Që kupën ta helmojë.”/KultPlus.com