“Lost Frames” i Samir Karahodës përfiton 50 mijë euro nga TorinoFilmLab

“Lost Frames” i Samir Karahodës përfiton 50 mijë euro nga TorinoFilmLab

18 September, 2026 - 17:00 Filmi “Lost Frames”, projekti i parë i metrazhit të gjatë nga regjisori kosovar Samir Karahoda, është përzgjedhur ndër tri projektet fituese nga 140 aplikime për TorinoFilmLab Co-Production Fund 2026. Projekti, me producent Valon Bajgorën, do të përfitojë një grant prej 50 mijë eurosh, si dhe sesione të personalizuara këshillimi me ekspertë ndërkombëtarë, të cilat synojnë ta mbështesin filmin në fazat e ardhshme të produksionit. “Lost Frames” është projekt i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, ndërsa produksioni realizohet nga SK Pictures dhe Ikone Studio nga Kosova, Donkey Film nga Gjermania, Donkey Studio nga Austria, Kazak Production nga Franca dhe OnFilm Production nga Shqipëria. Për Karahodën, “Lost Frames” shënon kalimin drejt filmit të metrazhit të gjatë, pas një karriere të njohur...