Lokalet 2027/ Balla: Nuk kemi një propozim për datën, respektojmë kompetencën e presidentit
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka mbajtur deklaratë për shtyp pas përfundimit të seancës plenare. Balla tha se sot është miratuar kalendari për shqyrtimin e buxhetit të shtetit. Balla i bëri thirrje dhe Partisë Demokratike për të marrë pjesë në votimin e buxhetit prej 10 miliardë dollarësh. “Opozita vazhdoi me kaos. Sot u miratua dhe kalendari i shqyrtimit të buxhetit. Kemi buxhetin e parë mbi 10 mld euro në historinë tonë si shtet. Edhe paketa fiskale me lajme po aq të mira. 150 mln euro i kthehen buxheteve të familjes shqiptare. Biem të gjithë dakord që edhe opozita duhet të marrë pjesë në votim, duhet të votojë dyfishimin e rritjes së pensionit siç e kemi premtuar viti e kaluar”, tha Balla. Nesër...
Burimi:
javanews.al