Lojërat Mesdhetare/ Moreno e 6-ta në hedhjen e çekiçit, Shqipëria e mbyll me 6 medalje
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” që po zhvillohet në Itali do të ulin sot siparin e tyre me ceremoninë e mbylljes. Shqipëria, që shkoi në këtë event me një ekip të madh, plot 72 sportistë, e mbylli këtë aventurë me 6 medalje. 2 medalje janë të arta, të fituara nga mundësi Islam Dudaev dhe peshëngritësi Briken Calja. Medalja e vetme e argjendit u fitua nga mundësi Zelimkhan Abakarov, ndërsa tri medaljet e bronzta u fitua nga shtangistët Enkeleda Carja e Briken Calja si dhe mundësi Ardit Zeneli. Shqipëria, natyrisht që kishte mundësi të “rrëmbente” edhe medalje të tjera në këtë edicion të 20-të të Lojërave Mesdhetare, kryesisht në karate, atletikë e peshëngritje, por kuqezinjtë u ndalën në hapin e fundit, duke marrë disa vende të katërta....
Burimi:
telesport.al