“Lobimi dhe biznesi”, ligji i ri krijon transparencë në përfaqësimin e interesave dhe rrit besimin e publikut

“Lobimi dhe biznesi”, ligji i ri krijon transparencë në përfaqësimin e interesave dhe rrit besimin e publikut

Përfaqësimi transparent i interesave të biznesit në vendimmarrjen publike kërkon rregulla të qarta dhe përgjegjshmëri institucionale. Kuadri ligjor i lobimit në Shqipëri dhe marrëdhënia mes bizneseve dhe institucioneve publike ishin në fokus të panelit “Lobimi dhe Biznesi – Përfaqësim transparent ne Interes te vendimeve publike” i cili u zhvillua në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës. “Publiku, organizata e shoqërisë civile duhet të dinë se kush ndikon, në interes të kujt dhe për çfarë, pra cili është qëllimi për të cilin ata ndikojnë”, tha një nga panelistet. Një ndër risitë e ligjit është regjistri elektronik. “Për herë të parë ky ligj me qëllim që të realizojë këtë transparencën proaktive dhe standardizimin e marrëdhënies publik privat krijon një regjistër elektronik publik për të cilin të dyja palët si...