Llatja: Elbasani mirëpret Javën Evropiane të Demokracisë Lokale, 135 organizata dhe partnerë ndërkombëtarë pjesë e diskutimeve
Elbasani mirëpret për herë të parë Javën Evropiane të Demokracisë Lokale në një aktivitet të përmasave të tilla, me pjesëmarrjen e 135 organizatave nga Shqipëria, vendet evropiane dhe vendet e asociuara me Bashkimin Evropian, si dhe të partnerëve ndërkombëtarë. Ceremonia e hapjes u zhvillua në sheshin “Gensher”, ku janë vendosur edhe stendat informuese të organizatave pjesëmarrëse, duke krijuar hapësira për prezantimin e veprimtarisë së tyre dhe ndërveprimin e drejtpërdrejtë me qytetarët. Aktiviteti do të vijojë për tri ditë, me mbi 55 panele dhe forume në ambientet e Bashkisë Elbasan, ku në fokus do të jenë demokracia vendore, konsultimi publik, transparenca dhe pjesëmarrja qytetare në vendimmarrje. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, theksoi se përzgjedhja e Elbasanit lidhet me traditën e qytetit në komunikimin me qytetarët...
Burimi:
kohajone.com