Lizarazu paralajmëron CR7: Me këtë sjellje rrezikon të përfundosh në varrezat e elefantëve

Lizarazu paralajmëron CR7: Me këtë sjellje rrezikon të përfundosh në varrezat e elefantëve

5 Tetor 2026 12:31 Alfred Lleshi Bixente Lizarazu, kampion bote me Francën në vitin 1998, ka komentuar situatën e Cristiano Ronaldos me kombëtaren e Portugalisë, duke i dhënë një paralajmërim të fortë pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. Në një intervistë për të përditshmen portugeze “Record”, ish-mbrojtësi francez kritikoi mënyrën se si është menaxhuar situata nga vetë Ronaldo, Federata Portugeze e Futbollit dhe trajneri Jorge Jesus, duke e cilësuar një “gabim të rëndë”. Lizarazu u ndal veçanërisht tek egoja që e ka karakterizuar karrierën e Ronaldos dhe që, sipas tij, mund të kthehet tashmë kundër yllit portugez: “Egoja ka qenë forca e Cristianos, por tani është armiku i tij më i madh, sepse ka arritur në këtë moshë dhe rrezikon të përfundojë në varrezat e...