Liza Laska, gruaja që gdhendi dhimbjen në dritë, zëri lab që u bë poezi në artin skenik shqiptar

Liza Laska, gruaja që gdhendi dhimbjen në dritë, zëri lab që u bë poezi në artin skenik shqiptar

Kolazh me foto nga disa prej roleve në teatër dhe kinematografi, të aktores Liza Laska. Ajo u shua më 31 gusht 2014, për të mbetur e dritshme në kujtesën e gjeneratave, kontribut i vlertë në artin tonë skenik, emocion dhe përjetim i asaj zemre që u dha jetë roleve dhe personazheve që e shndërruan atë në akt përkatësie kombëtare, sepse e shkulmët e rrëmeteve historike dhe kohjeve ishte epja e gjallë e atyre jetëve që ajo i veshi me shpirtëroren e saj. Arti i vërtetë nuk lind në hapësirat e ftohta të teorisë, por në thellësitë ku përplaset dhimbja njerëzore me etjen për përjetësi. Në qendër të këtij udhëtimi ndërmendës qëndron figura e aktores Liza Laska. Tradita e artit tonë skenik ruan në palimpsestin e...