Liverpool i pafuqishëm, Man. City i jashtëzakonshëm në pjesën e dytë në “Anfield” dhe merr një super fitore (video)
Supersfida e javës së gjashtë në Premier League, Liverpool-Manchester City, është mbyllur 0-3 për “Qytetarët”. Pavarësisht rivalitetit që nisi nga minuta e parë e deri në fund, pjesa e parë në “Anfield” u mbyll 0-0 dhe nuk është se pati ndonjë rast të rrezikshëm konkret, për secilën nga skuadrat. Liverpool e nisi vrullshëm pjesën e dytë, Lewis Koumas kishte një mundësi të shkëlqyer për të shënuar, pasi doli i vetëm përballë Donnarumma-s, por italiani bëri një super pritje. Në minutën e 49-të, tjetër mundësi e mirë për të kuqtë, por sërish Donnarumma ishte vendimtar me pritjen e tij ndaj goditjes së Ryan Gravenberch, këtë herë. Në minutën e 60-të, ishte radha e City-t për t’iu afruar golit të avantazhit, por goditja e Erling Haaland ishte...
Burimi:
telesport.al