LIVE/ “Na thonë mos e votoni deklaratën e Kosovës!”- Balla-Opozitës: Lërini folklorizmat, sot duhet të jemi më të bashkuar se kurrë!
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u ndal në Kuvend te deklarata për Kosovën, duke thënë se mazhoranca dhe opozita kishin rënë dakord në Konferencën e Kryetarëve që qëndrimi të mbahej në mënyrë institucionale nga kryetari i Kuvendit. “Unë kam heshtur sot, të them të drejtën. Besoj se të gjithëve na plas shpirti këtu për t’i thënë ca fjalë”, tha Balla, ndërsa kundërshtoi që deklarata për Kosovën të kushtëzohej nga mungesa në sallë e deputetit Agron Shehaj. “Na dalin edhe na thonë ‘mos votoni deklaratën për Kosovën’, se na mungon Agron Shehaj. Do të plasë dy herë shpirti, jo një herë”, u shpreh ai. Balla më pas u përqendrua te debatet procedurale në seancë, duke kërkuar që çështjet për të cilat Kuvendi...
Burimi:
javanews.al