Lin 3, vendbanimi palafit më i madh në Ballkan dhe më i vjetri në Europë, shtrihet në mbi 6 hektarë
OLYMPUS DIGITAL CAMERA Zbulimet e reja arkeologjike në Liqenin e Ohrit konfirmojnë përmasat e jashtëzakonshme të vendbanimit prehistorik pranë Linit. I ndërtuar rreth 8 mijë vjet më parë mbi pilota druri, siti po ndihmon në rishikimin e kronologjisë së neolitit në Shqipëri dhe Europë. Lini në Pogradec vijon të zbulojë dëshmi të rëndësishme të historisë së hershme të njerëzimit. Kërkimet arkeologjike në vendbanimin nënujor Lin 3 kanë konfirmuar se siti shtrihet në një sipërfaqe prej më shumë se 6 hektarësh, duke e renditur ndër vendbanimet palafite më të mëdha të zbuluara në Ballkan dhe, sipas studiuesve, më të vjetrin e këtij lloji në Europë. Ekspedita shqiptaro-zvicerane, e cila prej vitit 2020 zhvillon kërkime në zonë, ka arritur këtë vit të dokumentojë për herë të parë...
Burimi:
kultplus.com