“Ligji i ri u jep bashkive të drejtë të vetorganizohen”- Reforma Territoriale, Mazniku-Opozitës: Flisni për gjëra që nuk i njihni dhe s’i kuptoni!
Në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, iu përgjigj pretendimeve të deputetëve të opozitës lidhur me procedurën e konsultimit të bashkive për riorganizimin territorial. Mazniku tha se procedura është në përputhje me parashikimet e ligjit për qeverisjen vendore dhe se të gjitha bashkitë janë përfshirë në proces për shkak të ndryshimeve që ligji i ri parashikon edhe në organizimin e brendshëm të tyre. Mazniku shpjegoi se ligji i ri nuk lidhet vetëm me ndryshimin e kufijve mes bashkive, por parashikon edhe një të drejtë të re për vetorganizimin e territorit brenda tyre. “Procedura që ju shpjeguat, që pasi është bërë një propozim i mirëfilltë me një hartë të mirëfilltë, në...
Burimi:
javanews.al