Ligji i ri për Specialen, a do të kthehet katërshja e UÇK-së në Kosovë? Avokati i Popullit: Situata është e ndërlikuar…
Kuvendi i Kosovës miratoi me 89 vota pro një propozim të Partisë Demokratike të Kosovës për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Sipas draftit, katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që ndodhen në Hagë, duhet të kthehen në Kosovë për të vuajtur dënimin. Ndryshimet parashikojnë gjithashtu që, pas kthimit në Kosovë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të kenë të drejtë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese ose Presidentit për të kundërshtuar dënimin. Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, në një intervistë për Klan News me gazetarin Besard Jacaj, ka deklaruar se ligji hyn në fuqi menjëherë, pasi nuk parashikon një periudhë pritjeje për zbatimin e tij. Megjithatë, ai theksoi se zbatimi i tij në raport me Dhomat e Specializuara të...
Burimi:
javanews.al