Ligji i ri i turizmit/ Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, zbardhen gjobat
Qytetarët që japin apartamente me qira afatshkurtër (përmes Airbnb apo Booking) do të detyrohen të pajisen me kod unik regjistrimi përpara se të publikojnë ndonjë njoftim online. Masa është pjesë e një projektligji të ri për turizmin, që qeveria ka hedhur për konsultim publik. Sipas draftit, regjistrimi i detyrueshëm i apartamenteve, vilave apo dhomave do të realizohet nëpërmjet portalit unik qeveritar e-Albania. “Njësitë akomoduese për qëndrime afatshkurtra regjistrohen, përpara fillimit të ushtrimit të veprimtarisë, nëpërmjet portalit unik qeveritar e-Albania dhe pajisen me kod unik regjistrimi,”thuhet në projektligj. Pasi të kryhet kjo procedurë, sistemi do të gjenerojë një kod unik regjistrimi, i cili duhet të afishohet detyrimisht në çdo ofertë, reklamë apo publikim në platformat elektronike të ndërmjetësimit dhe rezervimit. Përveç kësaj, pronarët do të jenë...
Burimi:
argjiroja.net