“Ligjet” miratojnë mes debateve të forta Reformën Territoriale me votat e PS, mungon Opozita! Mazhoranca ia kalon Parlamentit për seancë të enjten!

“Ligjet” miratojnë mes debateve të forta Reformën Territoriale me votat e PS, mungon Opozita! Mazhoranca ia kalon Parlamentit për seancë të enjten!

Pas diskutimeve, debateve dhe akuzave politike të zhvilluara në Komisionin e Ligjeve sot (5 tetor), nisma mori 8 vota pro, të gjitha nga deputetët e Partisë Socialiste, ndërsa 5 deputetë votuan kundër. Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projektligjin e propozuar nga Partia Socialiste për hartën e re territoriale të vendit. Votimi i sotëm i hap rrugë vijimit të procedurave parlamentare për ndryshimin e hartës territoriale, e cila pritet të shqyrtohet më tej përpara se të kalojë për votim në seancë plenare. Reforma territoriale është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa ndryshimet e propozuara prekin organizimin dhe ndarjen administrative të territorit. Projektligji pritet të vijojë tashmë rrugëtimin parlamentar pas miratimit në parim në Komisionin e Ligjeve. Anëtarët e opozitës nuk ishin prezent...