Ligjërohet ChatGPT në shkolla, zbulohet udhëzuesi i ri i Ministrisë së Arsimit! Përcakton përdorimin, nga ushtrimet deri te vlerësimi i nxënësve

Ligjërohet ChatGPT në shkolla, zbulohet udhëzuesi i ri i Ministrisë së Arsimit! Përcakton përdorimin, nga ushtrimet deri te vlerësimi i nxënësve

Risia e vitit të ri shkollor është leja e përdorimit të inteligjencës artificiale nga mësuesit dhe nxënësit në gjithë sistemin parauniversitar. Ministria e Arsimit ka hartuar një udhëzues për IA në shkolla me mjete si CHATGPT, GEMINI, FULL FACT, etj., që duhet të mbështesë dhe jo të zëvendësojë aftësitë njerëzore. Në dokumentin e siguruar nga TCH, mësuesve ju jepet e drejta të hartojnë përmes inteligjencës artificiale materiale për mësimdhënien në klasë si krijimi i ushtrimeve, pyetjeve, provimeve apo edhe për vlerësimin e nxënësve në fusha të ndryshme të të nxënit, duke përfshirë lëndën e gjuhës shqipe dhe gjuhëve të huaja, matematikën deri te artet dhe edukimi fizik. IA mund të përdoret edhe për përkthimin e teksteve apo edhe për të korrigjuar gabimet gjuhësore. Udhëzuesi jep...