Liga e Kombeve: Xavi dhe Klopp e nisin me “X”, “paqe” në Amsterdam (video)

Liga e Kombeve: Xavi dhe Klopp e nisin me “X”, “paqe” në Amsterdam (video)

Holanda dhe Gjermania nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1, në supersfidën e luajtur në Amsterdam, e vlefshme për Ligën A, në Ligën e Kombeve. Në minutën e 12-të, Virgil van Dijk shënoi me kokë, pas një krosimi të Tijjani Reijnders nga këndi, por goli u anulla pas ndërhyrjes së VAR-it, për një faull brenda në zonë të Brian Brobbey ndaj portierit Ter Stegen.Në minutën e 30-të, Kai Havertz lë fushën e lojës i dëmtuar. Në vend të tij futet Younes Ebnoutalib, i cili bëhet protagonist direkt me një goditje drejt anës së majtë të portës, por Bart Verbruggen tregohet i vëmendshëm. Në minutën e 32-të, ishte Gjermania që gjeti e para golin me Felix Nmecha, ku aps një topi të futur në zonë për...