Liga e Kombeve: Shqipëria vijon përgatitjet, Asllani dhe Cake nuk stërviten me grupin
23 Shtator 2026 19:41 Telesport Kombëtarja shqiptare ka vijuar sot punën në kuadër të përgatitjeve për katër sfidat e ardhshme të UEFA Nations League. Kuqezinjtë zhvilluan një tjetër seancë stërvitore pasditen e sotme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Trajneri Maran dhe stafi teknik zhvilluan një seancë të plotë stërvitore me skuadrën, teksa vetëm Klisman Cakes dhe Kristjan Asllani nuk u stërvitën rregullisht me grupin. Kristjan Asllani ka kryer stërvitje të diferencuar për rikuperim muskulor, por sipas stafit mjekësor nuk ka asgjë serioze. Ndërsa Klisman Cake gjatë stërvitjes së djeshme ka ndjerë një shqetësim në kofshën e majtë. Rezonanca magnetike ka përjashtuar mundësinë e dëmtimit muskulor. Futbollisti ka nisur një program fizioterapie në Klinikën e Kombëtares dhe po monitorohet nga stafi mjekësor. Pjesa tjetër e...
Burimi:
telesport.al