Liga e Kombeve: Portugalia mjaftohet me supergolin e Joao Felix, spektakël në derbin nordik (video)

Liga e Kombeve: Portugalia mjaftohet me supergolin e Joao Felix, spektakël në derbin nordik (video)

Portugalia e ka nisur me fitore në Ligën e Kombeve. “Luzitanët” fituan 1-0 ndaj Ullesit, në sfidën e luajtur në Lisbon, e vlefshme për Ligën A. Portugalia i dha shkëndijat e para që në minutën e 10-të, por goditja e Cristiano Ronaldo shkon pak jashtë shtyllës së djathtë. Joao Felix zhbllokoi shifrat me një supergol nga distanca në minutën e 22-të. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për luzitanët. Në minutën e 59-të, Cristiano Ronaldo gjen golin, por festa e tij shkon kot, pasi anullohet nga VAR, për pozicion jashtë loje. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. SHIKOGOLIN Në sfidën tjetër të këtij grupi, Norvegjia fitoi 3-2 ndaj Danimarkës në Oslo. Norvegjia shënoi dy gola të shpejtë për katër minuta. Në minutën e 14-të ishte Oscar...