Liga e Kombeve: Kosova e nis me këmbë të mbarë, fitore plotësisht e merituar ndaj Irlandës (video)
Kosova e ka nisur më këmbë të mbarë në Ligën e Kombeve, në Ligën B. Dardanët mundën 1-0 Irlandën, në sfidën e luajtur në “Fadil Vokrri”. Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 21-të, ku Vedat Muriqi kishte një mundësi të mirë shënimi, por goditja e tij me të djathtën shkon jashtë kuadratit. Në minutën e 28-të, Muriqi kishte shansin e artë për të gjetur golin, por goditja e sulmuesit u ndal në momentin e fundit nga njëri prej kundërshtarëve, kur topi po shkonte drejt rrjetës. Në minutën e 39-të, Dion Gallapeni kroson në zonë, Muriqi godet me kokë, por Kelleher bën një super pritje. Edhe pse dominoi plotësisht kundërshtarin, Kosova nuk e gjen dot golin dhe pjesa e parë mbyllet 0-0. Edhe...
Burimi:
telesport.al