Burimi:
sportiim.al
Foto © sportiim.al
Zbuloni bimët aromatike që luftojnë fryrjen dhe sheshojnë barkun
Ndjesia e pakëndshme e fryrjes së barkut shkakton parehati dhe njëkohësisht pothuajse dyfishon perimetrin e belit, duke e bërë barkun të duket më i madh dhe duke na detyruar shpesh në ndryshime të padëshiruara në garderobë. Fryrja është një nga shqetësimet më të shpeshta me të cilat shfaqet sindroma e zorrës së irrituar, çrregullimi më i zakonshëm tretës që prek të rriturit në botën perëndimore. Shumica e njerëzve e dinë se cilat ushqime u shkaktojnë fryrje dhe përpiqen t’i shmangin për të luftuar problemin. Nëse fryrja është e shpeshtë dhe ndikon në jetën e përditshme, rekomandohet vizita te mjeku dhe ndjekja e udhëzimeve që ai jep. Tradicionalisht, ekzistojnë disa bimë mjekësore që lehtësojnë simptomat dhe ndihmojnë në “çfryrjen” e barkut të fryrë. Si t’i konsumoni...