Uji i zier me banane, pse njerëzit po e pinë gjithnjë e më shumë para gjumit
Banania njihet si një nga frutat më të përdorura në përditshmëri, por së fundmi një mënyrë tjetër konsumimi po merr vëmendje në rrjete dhe faqe këshillash: zierja e saj dhe pirja e ujit para gjumit. Sipas kësaj metode, banania zihet në ujë për disa minuta dhe më pas lëngu konsumohet i ngrohtë, zakonisht në mbrëmje. Ideja është që gjatë zierjes, fruti lëshon në ujë një pjesë të mineraleve dhe përbërësve natyralë që mund të ndihmojnë trupin të qetësohet. Banania përmban kalium, magnez dhe vitamina të grupit B, elementë që lidhen me funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor. Për këtë arsye, shumë persona e përdorin këtë pije si një ritual të thjeshtë relaksimi para gjumit. Përgatitja është e thjeshtë: një banane e larë mirë pritet...
Burimi:
vizionplus.tv