Teleskopi më i fuqishëm në botë zbulon “vorbulla” të aktivitetit magnetik në sipërfaqen e diellit
Shkencëtarët kanë arritur të fotografojnë sipërfaqen e Diellit me një qartësi të jashtëzakonshme, duke zbuluar për herë të parë struktura dhe lëvizje magnetike që deri më tani nuk ishin parë. Pamjet e reja janë realizuar nga teleskopi diellor më i fuqishëm në botë dhe tregojnë “vorbulla” gjigante aktiviteti në sipërfaqen e yllit tonë. Sipas studiuesve, këto lëvizje lidhen drejtpërdrejt me fushën magnetike të Diellit, e cila përdridhet dhe zhvendoset nga rrjedhat e gazrave të nxehtë. Këto procese krijojnë shpërthime të mëdha energjie, duke shkaktuar atë që shkencëtarët e quajnë moti hapësinor. Fenomeni mund të ketë pasoja edhe për Tokën, duke ndikuar në rrjetet elektrike, satelitët e komunikimit dhe sigurinë e astronautëve në hapësirë. “Dielli është burimi i kësaj energjie dhe i gjithë motit hapësinor”, tha...
Burimi:
vizionplus.tv