Studimi! Stresi i vazhdueshëm financiar mund të plakë më shpejt trurin
Shqetësimet kronike për paratë mund të ndikojnë në mënyrë të fshehtë në mënyrën se si plaket truri, sipas një studimi të ri. Analiza e 2.759 personave në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se individët që kishin përjetuar vështirësi ekonomike gjatë jetës së tyre kishin funksion më të dobët njohës në moshën 53-vjeçare, krahasuar me ata që nuk kishin kaluar probleme të tilla financiare. Sipas studiuesit Jacques Ëels nga University College London, nuk janë episodet e rralla të vështirësive ato që ndikojnë më shumë, por akumulimi i problemeve ekonomike për shumë vite. Personat që kishin përjetuar mungesë të vazhdueshme të të ardhurave ose vështirësi financiare gjatë moshës së re dhe mesatare kishin rezultate më të dobëta në testet e kujtesës dhe aftësive njohëse në moshën 53-vjeçare. Studimi...
Burimi:
vizionplus.tv