Studimi për gruan 117-vjeçare zbulon sekretet e jetëgjatësisë dhe plakjes së shëndetshme

Studimi për gruan 117-vjeçare zbulon sekretet e jetëgjatësisë dhe plakjes së shëndetshme

Shkencëtarët që studiuan biologjinë e Maria Branyas Morera, gruas që jetoi deri në moshën 117-vjeçare, arritën në përfundimin se plakja dhe sëmundjet nuk ecin gjithmonë bashkë. Një studim i ri, i publikuar në Cell Reports Medicine, analizoi gjakun, pështymën, urinën dhe mikrobiomën e zorrëve të saj përmes një metode të avancuar “multiomics”, duke ekzaminuar gjenet, metabolizmin dhe bakteret e trupit. Studiuesit nga Josep Carreras Leukemia Research Institute zbuluan se qelizat e saj silleshin sikur i përkisnin një personi shumë më të ri. Edhe pse jetëgjatësia mesatare e grave në Katalonjë është rreth 86 vjet, ajo jetoi mbi tri dekada më shumë, pa u prekur nga sëmundje të rënda si kanceri apo demenca deri në fund të jetës. Një nga zbulimet më interesante kishte të bënte...