Studimi: Martesa dhe bashkëjetesa ul rrezikun e diabetit

Studimi: Martesa dhe bashkëjetesa ul rrezikun e diabetit

Njerëzit që janë të martuar ose që jetojnë me një partner kanë më shumë gjasa të mbajnë sheqerin në gjak në nivele normale, pavarësisht se sa harmonike është bashkëjetesa e çiftit, sipas një studimi të ri ndërkombëtar. Studimet e mëparshme kanë treguar se martesa dhe bashkëjetesa kanë përfitime të ndryshme shëndetësore, veçanërisht për të moshuarit. Gjithashtu se vetmia, izolimi social dhe në përgjithësi mungesa e mbështetjes sociale lidhen me rritjen e rrezikut të diabetit të tipit 2. Cilësia e marrëdhënies nuk kishte rëndësi Studiuesit nga Kanadaja dhe Luksemburgu, të udhëhequr nga Dr. Catherine Ford nga Universiteti i Luksemburgut dhe Universiteti Carleton në Otavë, të cilët bënë publikimin përkatës në revistën britanike për hulumtimin e diabetit “BMJ Open Diabetes Research & Care”, analizuan mbi një dekadë...