Shumica e njerëzve bëjnë të njëjtin gabim me peshqirët

Shumica e njerëzve bëjnë të njëjtin gabim me peshqirët

Peshqirët janë ndër sendet më të përdorura në çdo shtëpi, por shpesh neglizhohet kujdesi që duhet treguar për higjienën e tyre. Për shkak se thithin lagështi çdo ditë, ata mund të kthehen në një vend ku shumohen bakteret dhe krijohen aromat e pakëndshme. Lagështia dhe nxehtësia që krijohet në ambientet e banjës krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e mikroorganizmave. Për këtë arsye, ekspertët këshillojnë që peshqirët e fytyrës të lahen më shpesh se ata të trupit, veçanërisht gjatë periudhave të nxehta kur djersitja është më e madhe. Një tjetër gabim i zakonshëm është mënyra e ruajtjes pas përdorimit. Peshqiri duhet të hapet dhe të lihet të thahet plotësisht, pasi lënia e tij i mbledhur mbi vaskë apo në ambiente të lagështa mund të shkaktojë...