Shkenca shpjegon pse disa njerëz e përballojnë më mirë të ftohtin

Shkenca shpjegon pse disa njerëz e përballojnë më mirë të ftohtin

Noti në ujë të ftohtë dhe “ice baths” pas stërvitjes janë bërë gjithnjë e më popullore, sidomos mes sportistëve profesionistë. Megjithatë, ekspertët theksojnë se reagimi ndaj temperaturave të ulëta ndryshon shumë nga një person te tjetri. Për disa, uji i akullt mund të jetë rigjenerues, ndërsa për të tjerët është shumë i vështirë për t’u përballuar. Temperaturat e ulëta ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e muskujve. Kur trupi ftohet, muskujt tkurren më ngadalë, ulet aftësia për lëvizje shpërthyese dhe zvogëlohet forca që mund të prodhojë trupi. Megjithatë, një nxehje e mirë para aktivitetit fizik mund të ndihmojë në përmirësimin e performancës edhe në kushte të ftohta. Shkencëtarët thonë se toleranca ndaj të ftohtit lidhet me faktorë si gjenetika, përqindja e yndyrës nënlëkurore dhe përmasat e trupit....