Vitamina D në shtatzëni dhe kujtesa e fëmijëve
Marrja e dozave më të larta të vitaminës D gjatë shtatzënisë mund të lidhet me kujtesë më të mirë te fëmijët, sipas një analize të re shkencore. Studiues nga Universiteti i Kopenhagës analizuan të dhënat e një prove klinike ku u krahasuan dy grupe grash shtatzëna. Njëri grup mori dozën standarde prej 10 mikrogramësh vitaminë D në ditë, ndërsa grupi tjetër mori një dozë më të lartë, prej 70 mikrogramësh. Më pas, studiuesit vlerësuan performancën e fëmijëve të tyre në teste kujtese në moshën 10-vjeçare. Në studim u përfshinë rreth 500 fëmijë. Rezultatet treguan se fëmijët, nënat e të cilëve kishin marrë dozën më të lartë të vitaminës D gjatë shtatzënisë, arritën rezultate pak më të mira në testet e kujtesës krahasuar me fëmijët e...
Burimi:
syri.net