Virusi “Andes” / Globalizimi rrit rrezikun e përhapjes, Harxhi: Shqipëria pak e rrezikuar
Virusi Andes, një nënvariant i familjes së hantaviruseve që infektoi pasagjerët e anijes, ka periudhë inkubacioni deri në gjashtë javë në shfaqjen e simptomave. Kjo sipas infeksionistit Harxhi e ndërlikon situatën dhe shpjegon pse po shfaqin raste të reja në vende të ndryshme të botës. “Do duhet që të presim që të bëhet gjashtë javë për secilin nga personat që mund të jetë ekspozuar si për ato që kanë qenë në anijen e famshme, por edhe personat që mund të jenë ekspozuar , po flas për ato pasagjerë në atë avion që u transportuan dhe këtë po bëjnë ekspertët, po monitorojnë dhe po survejojnë pra dhe po gjurmojnë të gjithë këto kontakte të mundshme.” Andes është i vetmi nga hantaviruset që transmetohet nga njeriu tek...
Burimi:
javanews.al