Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Truri juaj pas një darke të bollshme festive, efekti që nuk e prisnit
Shumë prej nesh e lënë mënjanë masën kur vjen puna te dreka e Krishtlindjes. Por çfarë u bëjnë këto vakte të stërmëdha festive trupit dhe trurit tonë? Ka shumë mënyra se si ushqimi e mbështet trurin në funksionet e tij të rëndësishme, përfshirë kujtesën dhe përqendrimin. Një dietë e balancuar mund të jetë gjithashtu një mbështetje e fuqishme për shëndetin mendor. Por çfarë efektesh të menjëhershme ka në tru ngrënia e një vakti shumë të madh – si një darkë Krishtlindjeje “me gjithçka”? Çfarë ndodh kur hamë më tepër seç duhet? Kur hamë, sinjale të ndryshme në trup punojnë së bashku për t’i treguar trurit se jemi ngopur – përfshirë hormonet e çliruara nga zorra dhe metabolitët (molekula që shpërbëjnë ushqimin për energji). Këto hormone...