Tensioni i lartë apo i ulët: cili është më i rrezikshëm dhe kur duhet të shqetësoheni?

Tensioni i lartë apo i ulët: cili është më i rrezikshëm dhe kur duhet të shqetësoheni?

Nuk ka rëndësi vetëm nëse “kërcen” tensioni i sipërm apo i poshtëm. Rreziku varet nga vlerat, simptomat, përsëritja e matjeve dhe gjendja e përgjithshme shëndetësore Presioni i gjakut është një nga treguesit më të rëndësishëm të shëndetit të zemrës dhe enëve të gjakut. Megjithatë, shumë njerëz ende e interpretojnë gabimisht: disa frikësohen kur tensioni i sipërm dhe ai i poshtëm “afrohen”, disa shqetësohen vetëm për vlerën e sipërme, ndërsa të tjerë e nënvlerësojnë tensionin e ulët. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, hipertensioni konsiderohet kur presioni i gjakut është 140/90 mmHg ose më shumë. Ai është i shpeshtë, shpesh pa simptoma dhe mund të jetë serioz nëse nuk trajtohet. Mënyra e vetme për ta ditur është matja e rregullt e tensionit. Çfarë tregojnë dy vlerat e...