Si ndikojnë frutat e thata në zemër, kocka dhe tru?
Frutat e thata konsiderohen ndër ushqimet më të pasura me vitamina, minerale dhe yndyra të shëndetshme, duke luajtur një rol të rëndësishëm në funksionimin e organizmit. Konsumi i tyre i rregullt mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit të zemrës, forcimin e kockave dhe rritjen e funksioneve të trurit. Sipas specialistëve të ushqyerjes, disa prej frutave të thata më të dobishme janë arrat, bajamet, fistikët dhe kajsitë e thata, të cilat ofrojnë përfitime të ndryshme për trupin. Arrat konsiderohen veçanërisht të rëndësishme për shëndetin e trurit, pasi përmbajnë omega-3, antioksidantë dhe vitamina që ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës dhe përqendrimit. Ato cilësohen si një nga ushqimet më të mira për sistemin nervor. Bajamet janë të pasura me vitaminë E, kalcium dhe magnez, duke ndihmuar në...
Burimi:
syri.net