Shumica e kërkimeve shkencore bëhen te burrat – një problem i madh për gratë
Gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë së botës, megjithatë ato mbeten të nën-përfaqësuara jo vetëm në kërkime dhe në pozicione të larta në politikë dhe biznes, por edhe në studimet e përdorura për standardet shkencore dhe mjekësore, thotë Nigina Muntean e Fondit të OKB-së për Popullsinë. Dhe ky është një problem. Për dekada të tëra, standardet shkencore dhe mjekësore bazoheshin në trupin mashkullor — "më saktësisht në burrin mesatar të bardhë", thotë Muntean. Ajo drejton departamentin e inovacionit në Fondin e Popullsisë së OKB-së (UNFPA), organizatën e Kombeve të Bashkuara për shëndetin seksual dhe riprodhues. Në Berlin, një qendër u themelua vitin e kaluar, në kuadër të një programi të UNFPA-së me mbështetjen e spitalit Charité dhe Institutit të Shëndetit të Berlinit, me qëllim promovimin e...
Burimi:
syri.net