Pse ka rëndësi uji me të cilin marrim ilaçet? Studimi zbulon një rrezik të fshehur

Pse ka rëndësi uji me të cilin marrim ilaçet? Studimi zbulon një rrezik të fshehur

Uji me të cilin merret një ilaç nuk është një detaj i parëndësishëm. Një studim laboratorik i Universitetit Semmelweis ka treguar se disa lloje ujërash mineralë alkalinë dhe ujërash termalë mund të dëmtojnë brenda pak minutash shtresën mbrojtëse të barnave gastrorezistente. Studimi, i publikuar në revistën shkencore Pharmaceutics, analizoi se çfarë ndodh kur grimcat e veshura të një ilaçi bien në kontakt, para gëlltitjes, me lëngje që kanë nivele të ndryshme pH-je dhe përbërje minerale. Pse barnat kanë shtresë mbrojtëse? Barnat gastrorezistente janë krijuar për të qëndruar të paprekura në mjedisin acid të stomakut dhe për të çliruar substancën aktive më vonë, në zorrë. Kjo është e nevojshme kur: -substanca aktive shkatërrohet nga acidet e stomakut; -ilaçi mund të irritojë mukozën e stomakut; -përthithja duhet...